Secondary Adv

Keto panele diellore jo vetem prodhojne energji, por edhe zbukurojne fasaden e ndertesave

Share on Google+

Shtetet e Bashkuara mund sigurojnë 40 për qind të energjisë vetëm nga panelet diellorë. Tashmë kompanitë kanë filluar të mendojnë dhe si të përmirësojnë estetikën arkitektonike të ndërtesës nepermjet paneleve diellorë.

Kompania “Emirates Insolaire” me bazë në Dubai shpreson ta bëjë këtë me anë të teknologjisë së saj Kromatix. Gjithashtu produktet e saj diellore nuk janë të kufizuara vetëm për në çati, pasi ato mund të integrohen në ballkone ose në fasada. Emirates Insolaire, një ndërmarrje e përbashkët e Dubai Investments PJSC dhe SëissINSO, po ndryshon vizionin tonë të paneleve fotofoltaikë me teknologjinë e tyre Kromatix, të zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Federal zviceran të Teknologjisë.

Me teknologjinë Kromatix, panelet diellore mund të integrohen në mënyrë harmonike në fasadën e ndërtesës. Kështu që çatitë, fasadat dhe ballkonet do të jenë plotësisht në dispozicion për të mbledhur rrezatimin e diellit dhe për të maksimizuar prodhimin e energjisë diellore. Panelet vijnë në ngjyrë ari, jeshile dhe terakotë, me një mbulesë të errët që fsheh teknologjinë prodhuese të energjisë.

Transmetimi diellor ndryshon sipas ngjyrave, por sipas kompanisë Emiratet Insolaire, ai është gjithmonë më i madh se 85 përqind. Ata gjithashtu ofrojnë module Kromatix, që kanë një efikasitet mesatar prej mbi 15 për qind. Dimensionet e tyre mund të bëhen në varësi të volumit të porositur. Trashësia e xhamit diellor është midis 3.2 dhe 8 milimetra. SëissINSO thotë se këta panele diellorë mund të integrohen në fasadat dhe çatitë e të gjitha llojeve të strukturave, nga shtëpitë private në ndërtesa të larta. Produktet e Kromatix janë të përballueshme për shembull një sistem diellor prej 5,5 kilovat do të kushtonte midis $1,300 dhe $1,500 për shtëpi.


Më të lexuarat