Secondary Adv

Kompjuteri i rralle Apple Lisa-1 del ne ankand per 30, 000 paund

Share on Google+

Një kompjuter shumë i rrallë Apple, i cili ishte kompjuteri i parë i pajisur me një mouse ka dalë në ankand për 40,000 dollarë (30, 000 paund).

Kompjuteri i vitit 1983, i quajtur Lisa-1 ishte gjithashtu i pari që do përdorte ikona në vend të tekstit të thjeshtë. Ankandi do të zhvillohet më 11 nëntor në Këln, Gjermani. Apple Lisa 1 ishte ideja e themeluesve të Apple Steve Jobs dhe Steve Wozniak. Ai gjithashtu ishte kompjuteri i parë personal që përdorte një ndërfaqe grafike të përdoruesit në vend të tekstit të thjeshtë dhe prezantoi veçoritë që janë ende të zakonshme në kompjuterat e sotëm, të tilla si: overlapping ëindoës, pull-doën menus dhe recycle bin.

Vetëm një vit pas lançimit, Lisa 1  u zëvendësua nga një model më i mirë dhe më i lirë, dhe Apple u ofroi edhe pronarëve të Lisa 1 rimbursim dhe përmirësim të lirë. Kompjuterat e rikthyer u shkatërruan dhe mendohet se sot në botë ekzistojnë më pak se 100 të tillë. Lisa 1 përmban një procesor të pavlerë 5MHz dhe vetëm një megabyte RAM. Konsumatori më i madh i Lisa 1 ishte NASA, e cila u përball me probleme të mëdha kur kompjuteri më në fund u ndërpre (nuk prodhohej më) në vitin 1986. “Kompjuteri Apple Lisa 1 nuk ka qënë shumë popullor në kohën e lançimit të tij, por tani janë me të vërtët të kërkuar. Ai është shumë bazik krahasuar me standartet e ditëve të sotme, por është pjesë e historisë së informatikës”: tha Uwe Breker pjesëmarrës në ankand.


Më të lexuarat