Secondary Adv

Si te arredojme nje papafingo

Share on Google+

Të kesh nje shtëpi në papfingo është ëndrra e shumë njerëzve, të cilët dëshirojnë një hapësirë jetese ndyshe.

 

Problemet që dalin me zgjedhjen e kësaj hapësire për të jetuar janë më së shpeshti të lidhura me arredimin, gjë që shpesh është më e komplikuar sesa dekorimi i një shtëpie klasike. Por, me zgjedhjen e mobiljeve të duhura, papafingo bëhet funksionale dhe veçanërisht tërheqëse për të jetuar.

Kur bëhet arredimi i papafingos, është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje lartësisë së mureve, pasi ata përcaktojnë mundësitë e përdorshmërisë së hapësirës. Për përdorim më të mirë mobiljet duhet t’i përshtaten maksimalisht hapësirës. Ju mund të përdorni zonat e ulta të çatisë, të cilat janë pikat më kritike të hapësirës në aspektin e dizajnit, në disa mënyra.

Nëse një mur me lartësi të tillë është në dhomën e ndenjes, përdoreni atë duke vendosur divanët në zonën më të ulët. Vendosini ata larg nga muri, që kur të ngriheni duhet të jeni në një zonë që ka një lartësi minimale prej 200cm.

Në këtë mënyrë ju përfitoni maksimalisht nga pjesët e ulëta të hapësirës dhe nuk e prishni funksionin e divanëve me lartësinë e tyre të reduktuar. Nëse lartësia e murit është shumë e ulët, deri në 60 cm, atëherë formohet një hapësirë e vështirë për t'u arritur.

Shfrytëzimi më i mirë i zonave të tilla është duke instaluar "kabinete" të ngulitura ose të lëvizshme, lartësia e të cilave arrin lartësinë e sipërfaqes së çatisë në atë pikë. Pra ajo shndërrohet në hapësirë “ruajtëse”, e cila që është ideale për gjërat dhe sendet që nuk i përdorni shpesh. Ju gjithashtu mund ta përdorni një zonë të ulët si një hapësirë "relaksuese" ku mund të vendosni një karrige të rehatshme.

Nëse jetoni në papafingo dhe keni nevojë për një vend ku të punoni, krijoheni  atë në zonën pranë murit mbajtës (knee ëall). Poziciononi tavolinën e punës paralelisht ose vertikalisht në të, në varësi të lartësisë dhe mundësive hapësinore. Karrigia e punës që është afërsisht 110 cm larg traut mbajtës me të njëjtën lartësi do të sigurojë dalje të lirë nga karriget (nëse kulmi i çatisë është rreth 30°).

Kur zgjidhni të gjitha pengesat funksionale të shtëpisë tuaj në papafingo, atëherë mendoni rreth formësimit të mobiljeve, i cili mund të jetë minimalist.


Më të lexuarat