Secondary Adv

10 vendet me te sigurta ne bote per 2017

Share on Google+

Instituti për Ekonomi dhe Paqe publikoi kohët e fundit Indeksin Global të Paqes për vitin 2017, i cili tregon vendet më të sigurta, si dhe më të rrezikshmet në botë.

 

Raporti renditi 163 vende. Renditja u përcaktua nga 23 faktorë, të cilët përfshinin shkallën e vrasjeve, terrorit politik dhe vdekjet nga ndonjë konflikt i brendshëm. Në përgjithësi, raporti zbuloi se 93 vende janë bërë më shumë paqësore që nga viti i kaluar, kurse 68 vende janë bërë më pak.

Nga 12 vendet më të sigurta, tetë janë në Evropë. Mbretëria e Bashkuar u rendit e 41-ta, ndërsa Shtetet e Bashkuara u renditën të 114, duke rënë 11 vende që nga viti i kaluar. Ndër vendet më të rrezikshme ishin Siria, Afganistani dhe Iraku.

Këtu janë 10 vendet më të sigurta në botë për 2017:

1. Islanda

2. Danimarka

3. Australia

4. Zelanda e Re

5. Portugalia

6. Republika Çeke

7. Zvicra

8. Kanadaja

9. Japonia

10. Sllovenia


Më të lexuarat