Secondary Adv

Disa ide per dekorimin e shtepise tuaj per festat e fundvitit

Share on Google+

Dekori i bardhë i Krishtlindjeve është shumë i rafinuar dhe po bëhet gjithmonë e më shumë popullor.

 

Për një dekor të bardhë Krishtlindjesh përfshini: 

Pemën e bardhë të Krishtlindjeve: Dekoroni pemën tuaj të Krishtlindjeve me stoli në ngjyrë argjendi dhe kristali, pasi kombinimi i këtyre dy ngjyrave krijon një ambient të bukur, modern dhe elegant.

Dritat e bardha: Ndriçimi është mënyra më e mirë për të transformuar një shtëpi, brenda dhe jashtë. Dritat e bardha sjellin një element të ngrohtë klasik për ndriçimin e dekorit të bardhë të Krishtlindjeve.

Çorapet e bardha: Çorapet janë një element i dosmosdoshëm për çdo dekor Krishtlindjesh. Varni çorape të bardha si zbukurim te oxhaku për të sjellë  më pranë atmosferën e festave. Personalizojini ata me emra, pseudonime apo iniciale të familjarëve dhe miqëve.

Qirinj të bardhë: Vendosni qirinj dekorativë të thjeshtë dhe të bardhë kudo në shtëpinë tuaj. Ata gjithmonë krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe hija e bardhë e tyre përputhet me çdo plan.

Dekorimet e bardha të Krishtlindjeve janë jashtëzakonisht unike dhe të rralla. Ato i japin shtëpisë dimensionin e një dimri të bardhë. Këtu janë disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj për një Krishtlindje të bardhë.

 


Më të lexuarat