Secondary Adv

Ky projekt i kthen mbetjet plastike ne stola te printuar ne 3D

Qyteti i Amsterdamit në Holandë po përdor një metodë unike në menaxhimin e mbeturinave. Studioja “The New Raw” me bazë në Roterdam përdor plastikën e ricikluar për të prodhuar stola të printuar në 3D për hapësirat publike.

Iniciativa e tyre "Print Your City" kombinon printimin 3D me riciklimin për ri-dizenjimin e hapësirës urbane. Sipas raporteve të fundit, banorët e Amsterdamit prodhojnë 23 kg mbeturina plastike për person në vit, një sasi e mjaftueshme për të ndërtuar një stol për çdo dy banorë çdo vit.

Prototipi i parë i krijuar nga kjo thirrje për veprim është një stol i quajtur XXX, i projektuar për Bashkinë e Amsterdamit. Aty mund të ulen dy deri në katër persona dhe stoli merr formën e një karrige lëkundëse të dyanshme.

Qëllimi është të mblidhen sa më shumë materiale plastike në qytet për t'u përdorur për projekte që mund të dizajnohen dhe zbatohen nga qytetarët. 


Me te lexuarat ne Inovacion