Secondary Adv

Veshja e cila mund te perdoret ne cdo stine

Share on Google+

Studiuesit nga Universiteti Stanford, në Kaliforni kanë krijuar një material që mund t'ju mbajë fresket dhe ngrohtë njëkohësisht, pavarësisht kushteve të motit.

 

Në një artikull të botuar më 10 nëntor në Advances Science, një ekip i udhëhequr nga Yi Cui, profesor i shkencave të materialeve dhe inxhinierisë, krijoi një pëlhurë që kontrollon sasinë e nxehtësisë të humbur në varësi se nga cila anë ju e vishni atë.

Materiali i ri është bërë prej plastike (një formë polietileni), karboni dhe bakri. Shtresa e veshur me karbon është në pjesën e jashtme, kështu që kur ju doni të freskoheni  nxehtësia rrezatohet jashtë, duke prodhuar një efekt ftohës.

Kur është ftohtë e ktheni anën e veshur me bakër në pjesën e jashtme. Kjo ju ndihmon të ruani nxehtësinë duke krijuar një efekt izolues dhe ju ngroheni në çast. Materiali i dyanshëm mund të zgjerojë gamën e temperaturave të rehatshme me -11.38 gradë Celsius, e cila është një gamë mjaft e madhe temperaturash. Do të duhet ende pak kohë përpara se materiali i dyanshëm të jetë në industrinë e veshjeve dhe të blini rroba të tilla, por mundësitë janë të mëdha.


Më të lexuarat