Secondary Adv

Janar 2018, Samsung prezanton Galaxy S9 dhe S9 Plus

Share on Google+

Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus do të prezantohen në janar 2018 në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas.

 

Gjithashtu sipas disa thashethemeve kompania në këtë event do të prezantojë edhe telefonin e parë të palosshëm. Galaxy S9 dhe S9 + do të kenë të njëjtat madhësi të ekranit si paraardhësit e tyre, 5,5-inç dhe 6,2-inç si edhe do të vazhdojnë të përdorin të njëjtin model ekrani Super-AMOLED "Infinity.”

Disa nga specifikat e tjera do të përmirësohen si psh: S9 + do të ofrojë më shumë RAM 6GB kundrejt 4GB në S9 dhe do të ketë kamera të dyfishtë në anën e pasme.

Të dhëna rreth Galaxy S9:

a) Dizajn modular

b) Dy  kamera

c) Njohje të  fytyrës

d) Dy versione - 5.8 inç S9 dhe 6.2 inç S9 Plus

e) Mund të kushtojë midis £689 dhe £779 ($916 në $1,036)

f) Motor nervor të integruar për të përmirësuar aftësitë e IA (inteligjenca artificiale)


Më të lexuarat