Secondary Adv

Kjo eshte turbina e eres me e larte ne bote

Share on Google+

Një qytet gjerman tashmë është ‘shtëpia’ e turbinës më të lartë të erës në botë. Turbina 246.5 metra e gjatë është pjesë e një projekti që pritet të gjenerojë 10,500 MWh në vit, të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e më shumë se 1,000 familjeve të SHBA.

 

Turbina është ndërtuar nga kompania gjermane Max Bögl Wind AG, e specializuar në ndërtimin e disa turbinave më të larta në botë. Veçanërisht, Gjermania është e treta në botë (pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara) për shtimin e energjisë së erës çdo vit.

Turbinat me erë janë të vendosura në Gaildorf, Gjermani. Projekti kushton 70 milion euro (81 milion dollarë) dhe pritet të gjenerojë 6.5 milion euro ($ 7.6 milion) të ardhura në vit.

Turbina e vetme që është më e larta është pjesë e një grupi prej katër njësish me lartësi që varion nga 155-178m. Në secilën prej kullave individuale është një "GE 3.4-137" 3.4MW gjenerator. Ndëertuesit besojnë se njësitë do të jenë mesatarisht rreth 10,500MWh/vit,  një faktor i përafërt i kapacitetit prej 34,4%. Një familje mesatare amerikane përdor rreth 10 MWh/vit.


Më të lexuarat