Secondary Adv

Singapori do te perdore autobuzat autonome duke filluar nga viti 2022

Singapori po planifikon të fillojë përdorimin e autobuzëve autonomë në rrugët e tij publike në vitin 2022.

 

Qeveria thotë se ata do të pilotohen në tre lagje të reja, të cilat do të kenë rrugë më pak të mbushura me njerëz, të dizajnuara për të akomoduar autobusët. Ata do të përdoren për të ndihmuar banorët të udhëtojnë në komunitetet e tyre dhe në stacionet e tranave dhe autobuzëve aty pranë. Singapori, një vend me popullsi të dendur shpreson se kjo teknologji do të ndihmojë vendin të menaxhojë kufizimet e tij të tokës dhe mungesat e fuqisë punëtore.

Autobuzët autonomë pritet të plotësojnë shërbimet ekzistuese me autobuz dhe fillimisht do të operojnë gjatë orëve të pikut. Singapori ka më pak trafik në krahasim me shumë qytete të tjera në Azinë Juglindore, për shkak të tarifave rrugore dhe politikave që promovojnë transportin publik. Vendi gjithashtu shpreson të bëhet një lider në teknologjinë autonome.

“Kufizimet tona të transportit tokësor mund të na ndihmojë të bëhemi një ‘lojtar’ global në zgjidhjet e lëvizshmërisë urbane. Ajo që punon këtu ka të ngjarë të punojë edhe në qytete të tjera", tha Khaë, i cili po fliste në lançimin e një qendre testimi për vetura autonome të mërkurën.

Qendra e re do të lejojë zhvilluesit e këtyre automjeteve autonome të provojnë se si makinat dhe autobuzët e tyre do të përballonin këmbësorët, shiun e rëndë, shoferët agresivë, çiklistët dhe ngjarjet e tjera në rrugë. Të paktën 10 kompani po testojnë aktualisht teknologjinë e makinave pa shofer në Singapor, shtoi Khaë.


Me te lexuarat ne Inovacion