Secondary Adv

Zbulohet kalaja nenujore 3000 vjecare ne liqenin me te madh te Turqise

Share on Google+

Rrënojat e një kështjelle 3,000-vjeçare janë zbuluar në thellësitë e liqenit më të madh të Turqisë. Mendohet se ato janë të një fortese të ndërtuar nga qytetërimi Uratu, që lulëzoi në epokën e hekurit ndërmjet shekujve 9 dhe 6 pk.

 

Zbulimi është bërë nga arkeologë të Universitetit Van Yüzüncü Yıl në bashkëpunim me një ekip zhytësish. Ekipi filloi eksploriminin e liqenit duke u bazuar në thashethemet lokale të rrënojave të lashta, pavarësisht se arkeologë të tjerë që e njihnin zonën u thanë atyre se ndoshta nuk do të gjenin shumë.

Por thashethemet dolën të sakta: kreu i ekipit të zhytjes Tahsin Ceylan tha për agjensinë e lajmeve të Turqisë se zbulimi arkeologjik është rreth një kilometër, ose pak më shumë se gjysmë milje, i madh. Muret e fortesës që ata mund të shohin kanë një madhësi nga 3- 3.9 metër.

Sipas National Geographic, disa nga rrënojat janë grumbujt gurësh e të tjerë janë mure të lëmuar. Nga studimet e kryera ekipi llogariti se kështjella nënujore është rreth 3000 vjet e vjetër. Ajo do të jetë ndërtuar kur niveli i ujit të liqenit ishte qindra metra më i ulët. Sipas ScienceAlert, nivelet e ujit të liqenit Van janë luhatur në mënyrë dramatike gjatë viteve. Arkeologët dhe zhytësit po planifikojnë të kthehen në liqen, për të mësuar më shumë për zbulimin e fundit.


Më të lexuarat