Secondary Adv

Asteroidi gjigand me gjeresi 5 km do te kaloje afer Tokes muajin e ardhshem

Share on Google+

Sipas astronomëve rusë, një asteroid i gjerë 5 km, i quajtur 3200 Phaethon do të kalojë pranë Tokës më 17 dhjetor.

 

Objekti gjigand është emëruar sipas perëndisë greke Phaethon, i cili sipas legjendës pothuajse shkatërroi Tokën. Ekspertët në Universitetin Federal të Immanuel Kant Baltic në Konigsberg, Rusi, kanë publikuar një video që ndjek rrugën e Pheethon. 3200 Phaethon ka hutuar shkencëtarët, pasi ai ka tipare si të një asteroidi dhe të një komete.

Objekti, të cilin NASA e ka përshkruar më parë si një 'asteroid potencialisht të rrezikshëm', do të kalojë 6.4 milion milje (10.3m km) nga Toka, në terma hapësinorë një distancë relativisht e afërt. Me një gjerësi 5 kilometra, asteroidi është përafërsisht sa gjysma e madhësisë së Chicxulub, shkëmbit që zhduku dinosaurët. Ky asteroid i madh mendohet të shkaktojë shiun Geminids të meteorëve midis 13 dhe 14 dhjetorit.

Geminidet janë shiu i vetëm i meteorëve që prodhohet nga një asteroid dhe nuk është plotësisht e qartë se si ka ndodhur kjo. Në një deklaratë, universiteti shkroi: “Me sa duket, ky asteroid më parë ishte një objekt shumë më i madh, por qasjet e shumta të tij ndaj Diellit e kanë bërë atë të thërmohet në copa më të vogla që si përfundim formuan këtë shi meteorësh.”


Më të lexuarat