Secondary Adv

Katari po nderton nje stadium futbolli te cmontueshem duke perdorur kontejneret e transportit

Për ndërtimin e stadiumeve për evente si Kupa Botërore e FIFA-s shpenzohen miliarda dollarë.

 

Së fundmi Katari ka zbuluar projektin e stadiumit Ras Abu Aboud, i cili është stadiumi i parë në botë plotësisht i çmontueshëm. Ai do të ndërtohet në kohë për Kupën e Botës 2020.

Arena do të ndërtohet duke përdorur blloqe ndërtimi modulare (duke përfshirë kontejnerët e transportit), secila prej tyre përfshin vende të lëvizshme, tualete,  kioskë (dyqan të vogël) ku mund të blini për të ngrënë dhe elementë të tjerë themelorë të një stadiumi. Kjo nënkupton që i  gjithë stadiumi mund të rindërtohet në një vend tjetër, ndoshta për një Kupë tjetër Botërore, ose të ndahet në vende të vogla sportive apo kulturore.

Dizajni modular i arenës gjithashtu do të thotë se ndërtimi do të kërkojë më pak materiale, do të krijojë më pak mbeturina dhe do të zvogëlojë emetimin e karbonit në atmosferë. Stadiumi Ras Abu Aboud është projektuar nga studioja arkitektonike spanjolle “Fenëick Iribarren Architects” dhe përdor kontejnerët e transportit si blloqet kryesore të ndërtimit.

Në tërësi, stadiumi do të ketë  40,000 vende.


Me te lexuarat ne Inovacion