Secondary Adv

Stacioni i ri i policise ne Kine nuk do te kete asnje polic njerezor

Share on Google+

Më 7 nëntor, Kina zbuloi planet për ndërtimin e një stacion të ri policor, i cili nuk do të ketë asnjë polic human.

 

Stacioni do të ndërtohet në Wuhan, një nga qytetet kryesore të Kinës. Ky projekt është në përputhje me synimin e saj për tu bërë udhëheqëse botërore në IA deri në vitin 2030.

Sipas një raporti nga gazeta financiare kineze Caijing Neican, stacioni futuristik do të ofrojë ekzaminime të simuluara të shoferëve dhe do të ofrojë shërbimet e regjistrimit. Teknologjia e njohjes së fytyrës, e zhvilluar nga Tencent, do të identifikojë qytetarët brenda stacionit. Ideja është se kjo do të eliminojë nevojën që përdoruesit të ulen në stacione për periudha të gjata kohore, të hapin një llogari online apo të shkarkojnë aplikacione. IA do të ketë akses në të gjitha informacionet përkatëse sapo të shohë fytyrën e personit.

Stacioni policor i IA do të jetë i hapur për publikun 24/7 dhe do të zgjidhë çështje që mund të anashkalohen për shkak të gabimeve njerëzore.  E gjitha kjo është shumë pozitive, por ngre shqetësime në lidhje me punësimin e njerëzve në të ardhmen. Një studim i Universitetit të Oksfordit thotë se 47% e vendeve të punës në SHBA do të automatizohen në 2033 dhe Forrester parashikon që 7% e vendeve të punës në SHBA do të merren nga teknologjitë njohëse (kognitive) deri në vitin 2025.

 


Më të lexuarat