Secondary Adv

Nje kulle prej druri me 80 kate do te ndertohet ne Cikago

Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit, inxhinierët në Thornton Tomasetti dhe arkitektët në Perkins + Will po synojnë të ndërtojnë në Çikago një kullë plotësisht prej druri.

 

Ideja për ndërtimin e kësaj kulle erdhi nga nevoja për të pasur materiale të qëndrueshme në  ndërtimin e strukturave. Ky projekt mund të revolucionarizojë industrinë e arkitekturës.

Kulla 80-katëshe, plotësisht prej druri do të ndërtohet përgjatë lumit Çikago dhe do të quhet “River Beech Tower.” Meqenëse druri masiv digjet shumë ngadalë, ndërtesa do të jetë e sigurt nga zjarri.

Deri në vitin 2050, parashikohet që numri i njerëzve që jetojnë në zonat urbane do të dyfishohet, "tha Jacob."Për të plotësuar kërkesën për më shumë ndërtesa rezervë, arkitektët dhe ndërtuesit duhet të marrin në konsideratë përdorimin e drurit, sepse ai është një burim i rinovueshëm, me të cilin mund të ndërtohen edhe kulla.”


Me te lexuarat ne Inovacion