Secondary Adv

Njihuni me makinen larese qe i lan rrobat per vetem 5 minuta

Larja e rrobave do të jetë gjithmonë një detyrë e përditshme.Për fat të mirë, kjo gjë tani do të bëhet shumë më e lehtë, pasi paisja “Gentlewasher” i lan rrobat për pesë minuta me më pak ujë sesa makinat larëse të zakonshme dhe me zero energji elektrike.

Pajisja manuale mund të lajë deri në 12 bluza ose tetë veshje në të njëjtën kohë dhe përdor rreth 4.7 gallona ujë për çdo ngarkesë. Në krahasim, makina larëse Energy Star përdor 13 gallona dhe modelet më të vjetra të makinës larëse përdorin lart 40 gallona.

Ajo është e lehtë për tu përdorur: vendosni një tub uji, rroba dhe një lugë çaji me detergjent dhe filloni ta rrotulloni. Pas një cikli larjeje rreth dy minuta dhe ciklit të shpëlarjes dy minuta, rrobat janë gati për t'u varur. Doreza ergonomike ju siguron që nuk do të lodheni gjatë procesit.

Kompania, me seli në Holandë, thotë se rezultatet janë shumë të mira. Paisja është projektuar për rroba që duhen larë me dorë, por mund të përdoret edhe për të gjitha llojet e rrobave. Ajo është e dobishme për njerëzit që udhëtojnë shumë, që qëndrojnë në kampe apo për ata që jetojnë në apartamente të vogla. Ju mund ta blini “Gentlewasher” online për 269 dollarë.


Me te lexuarat ne Inovacion