Secondary Adv

Njihuni me politikanin e pare virtual ne Zelanden e Re

Shkencëtarët kanë krijuar politikanin e parë robot në botë, i cili mund t'u përgjigjet pyetjeve të njerëzve  në lidhje me çështjet lokale si politikat rreth strehimit, arsimit dhe emigracionit.

 

Politikani virtual, i quajtur SAM, u krijua nga Nick Gerritsen, një sipërmarrës 49-vjeçar në Zelandën e Re.

 

"Ka shumë paragjykime në praktikën ‘analoge’ të politikës tani. Duket të ketë kaq shumë paragjykime sa vende të ndryshme në mbarë botën duken të paaftë për të trajtuar çështje thelbësore dhe të shumëfishta si ndryshimi i klimës dhe barazia”, tha Gerritsen.

Politikani robot u përgjigjet vazhdimisht njerëzve përmes Facebook Messenger, si dhe një sondazhi në faqen e tij. Sipas krijuesit të Sam, roboti do të jetë gati të kandidojë për zyrë në vitin 2020. Ndërkohë që sistemi ende nuk është i përsosur, ai  mund të ndihmojë në kapërcimin e ndarjes politike dhe kulturore në rritje në shumë vende, sipas "Tech In Asia".

Ai  është 'përfaqësues' i zgjedhësve të Zelandës së Re, dhe pretendon të marrë në konsideratë situatën e të gjithëve, pa paragjykime, kur merr vendime. Deri në fund të vitit 2020, kur Zelanda e Re ka zgjedhjet e saj të përgjithshme, Gerritsen beson se SAM do të jetë përmirësuar mjaftueshëm për të kandiduar si kandidat.


Me te lexuarat ne Inovacion