Secondary Adv

Printimi 3D tani behet 10 here me i shpejte

Përveç çmimit, një arsye kryesore pse printerat 3D nuk kanë depërtuar si duhet në treg është se ata janë të ngadaltë.

 

Megjithatë, inxhinierët e MIT duket se kanë gjetur një zgjidhje për këtë mangësi të madhe të printerave 3D. Inxhinierët e MIT-it kanë zhvilluar një printer të ri 3D, i cili është deri në 10 herë më i shpejtë se homologët e tij tradicionalë. Ndërsa shumica e printerave të zakonshëm mund të krijojnë një objekt të vogël për një orë modeli i ri mund ta printojë në vetëm disa minuta.

 

Anastasios John Hart, profesor i asociuar i inxhinierisë mekanike dhe drejtor i Laboratorit të Prodhimit dhe Produktivitetit të MIT në bashkëpunim me Jamison Go, një ish-hulumtues i diplomuar në laboratorin e Hart, identifikoi në një dokument të mëparshëm tri elementë  që ngadalësojnë performancën e printerit.

Këta faktorë janë shpejtësia e printhead-it lëvizës, forca me të cilën materiali i printimit shtyhet përmes hundës dhe shkalla e shkrirjes së materialit për të bërë rrjedhjen. Ata e quajtën sistemin e modifikuar "FastFFF" (fabrikim i shpejtë i filamentit). Ata janë të bindur se ky problem mund të zgjidhet dhe më pas do të revolucionarizojë industrinë e printimit 3D.


Me te lexuarat ne Inovacion