Secondary Adv

Japan Airlines investon 10 milion dollare per avionet supersonike

Share on Google+

Koha e fluturimit nga Londra në Nju Jork mund të reduktohet në vetëm 3 orë e 15 minuta deri në vitin 2025, falë një investimi prej 10 milionë dollarë (7.45 milion euro) nga kompania Japan Airlines.

 

Boom Supersonik po zhvillon një aeroplan për pasagjerë me 55 vende, i cili do të përgjysmojë kohën e fluturimit, do të jetë më i shpejtë, më i qetë dhe më i volitshëm për të fluturuar sesa Concorde. Si pjesë e marrëveshjes, Japan Airlines do të blejë deri në 20 avionë Boom.

Boom Supersonic ka thënë se avioni i saj pritet të hyjë në shërbim nga mesi i 2020, do të fluturojë me shpejtësi të Mach 2.2, 10 për qind më shpejt se Concorde, që popullarizoi udhëtimin me avion  supersonik në vitet 1970.

Në një deklaratë me shkrim, Blake Scholl, themelues dhe CEO i Boom Supersonic, tha: "Ne kemi punuar me Japan Airlines (JAL) prapa skenave për më shumë se një vit. Ekipi i pasionuar i JAL-it ofron njohuri praktike për çdo gjë, nga përvoja e pasagjerëve në operacionet teknike. Ne jemi të kënaqur që po punojmë me JAL për të zhvilluar një avion që do të sigurojë shpejtësi revolucionare për udhëtarët.”

Yoshiharu Ueki, president i Japan Airlines, shtoi: "Nëpërmjet këtij partneriteti, ne shpresojmë të kontribuojmë në të ardhmen e udhëtimit supersonik me synimin për të siguruar më shumë kohë për udhëtarët tanë ndërsa theksojmë sigurinë e fluturimit.”


Më të lexuarat