Secondary Adv

Keto hidropanele prodhojne uje te pijshem dhe energji njekohesisht

Rreze dielli + Ajër = Ujë është një ekuacion i thjeshtë, por është thelbi i një hidropaneli të ri diellor të krijuar nga kompania me bazë në Arizona, Zero Mass Water.

 

Panelet SOURCE mund të instalohen në çatinë e çdo ndërtese ashtu si panelet fotovoltaikë standart, por në vend që të prodhojnë vetëm energji diellore, ata përdorin rrezet e diellit për të prodhuar ujië nga ajri. Çdo panel ka potencialin për të prodhuar deri në 10 litra ujë në ditë.

Çdo grup SOURCE përbëhet nga një panel diellor standard i rrethuar nga dy hidropanelë. Hidropanelët vetë përbëhen nga dy materiale të ndryshme, një që mund të gjenerojë ngrohje, dhe një tjetër që mund të thithë lagështi nga ajri.

Së bashku ata janë në gjendje të kondesojnë ujin në një rezervuar 30 litër, ku është mineralizuar me kalcium dhe magnez.  Tani për tani, koleksioni i dy paneleve kushton 4000 dollarë, plus instalimin, i cili shkon në 500 dollarë. 


Me te lexuarat ne Inovacion