Secondary Adv

Meteorologu amerikan krijon cadren e pare inteligjente

Meteorologu amerikan Rick Reichmuth krijoi çadrën e parë ‘inteligjente’ në botë me Bluetooth.

 

Ajo është rezultat i tre viteve hulumtimi, skicimi dhe testimi, gjë që sipas krijuesve e bën atë "çadrën më të mirë të krijuar ndonjëherë."

Çadra e re me Bluetooth përballon kushtet ekstreme të motit dhe erërat e forta pasi ndihmohet nga një shtresë Tefloni (një rezinë e fortë sintetike e bërë nga polimerizimi i tetrafluoroetilenit, që përdoret për të veshur enët e gatimit dhe për të bërë vula dhe kushineta) dhe një kornizë e bërë nga tekstil me fibër qelqi. Ajo mund të përballojë erë me shpejtësi deri në 88 km/h.

Prania e sensorit Bluetooth i jep çadrës inteligjente një avantazh të rëndësishëm në krahasim me analogët e zakonshëm: nuk mund të harrohet aksidentalisht, pasi aplikacioni menjëherë do të paralajmërojë për humbjen.

Ajo vjen në dy versione:  klasik në formën e kallamit të gjatë dhe një version më kompakt për t’u mbajtur në një çantë shpine. Aplikacioni Weatherman sinkronizohet me çadrën në kohë reale, duke iu përgjigjur parashikimeve me shi para se pronari të largohet nga shtëpia.


Me te lexuarat ne Inovacion