Secondary Adv

Egjiptianet zbulojne tre anije te mbytura 2000-vjecare dhe nje thesar

Share on Google+

Arkeologët kanë zbuluar në brigjet e Egjiptit tre anije të fundosura, të cilat datojnë më shumë se 2.000 vjet.

 

Në mesin e thesareve të zbuluara në qytetin e Aleksandrisë, ishte një bust kristali, i cili mendohet të jetë i gjeneralit të famshëm romak Marc Antony. Ekspertët besojnë se mund të gjendet një anije e katërt, pas zbulimit të dërrasave të mëdha prej druri dhe qeramike që mund të kenë ardhur nga ngarkesa e anijes. Gjetjet janë bërë në gjirin e Abu Qir, gjatë gërmimeve nga Instituti Europian i Arkeologjisë Nënujore dhe  Departamenti i Arkeologjisë Nënujore i Ministrisë së Antikave  në Egjipt.

Skulptura e kokës mbretërore është e gdhendur nga kristali dhe mendohet të paraqesë një shëmbëlltyrë të Marcus Antonius. Gjithashtu rreth 20 km larg bregdetit u zbuluan tre monedha ari që datojnë që nga periudha e perandorit të parë të Romës, Augustus, i cili sundoi nga 27 pes në 14 pas Krishtit.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mostafa Waziri, kreu i Këshillit të Lartë të Antikave, tha: “Gërmimet tregojnë se një anije e katërt ka gjasa të gjendet gjatë sezonit të ardhshëm të punës.”


Më të lexuarat