Secondary Adv

Keto tenda diellore jo vetem bejne hije, por prodhojne edhe energji

Share on Google+

Tendat e diellit, që jo vetëm bëjnë hije, por edhe prodhojnë energji të pastër nga rrezet e diellit, mund të jenë një pasuri e madhe për hapësirat publike dhe private.

 

Kompania indiane ThinkPhi ka shkuar një hap më tej me produktin e saj. Modeli 1080 i kompanisë jo vetëm prodhon energji të rinovueshme nga dielli (dhe e ruan atë në bateri të integruara), por gjithashtu mund të mbledhë dhe filtrojë ujin e shiut.

Produkti, i cili duket pak si një çadër e përmbysur, përmban panele diellore në pjesën e sipërme, si dhe një tendë për të mbledhur dhe kanalizuar ujin e shiut në dhomën e filtrimit dhe nën të ka të integruar ndriçimin LED. Modeli më i madh, 1080XL, ka një tendë me përmasa 20 metra me 20 metra dhe thuhet se është në gjendje të prodhojë 45kW si edhe të mbledhë dhe filtrojë qindra mijëra gallona ujë në vit, varësisht nga sasitë lokale të reshjeve .

ThinkPhi thotë se ka shitur tashmë rreth 200 njësi dhe pret të shesë qindra njësi deri në fund të vitit. Çmimet për njësitë fillojnë nga rreth 1500 dollarë për modelin më të vogël, dhe të gjitha modelet vijnë me një garanci 15-vjeçare.


Më të lexuarat