Secondary Adv

Ne 2018 kater banka te medha pritet te shkurtojne 20,000 vende pune, pasi teknologjia po zevendeson njerezit

Share on Google+

Katër bankat e mëdha të Australisë do të shkurtojnë 20,000 vende pune me orar të plotë gjatë gjithë vitit, në përpjekje për të ulur shpenzimet dhe për t’i hapur rrugë përdorimit të teknologjive të reja.

 

Në shtator NAB njoftoi se do të shkurtojë 6,000 punëtorë për t’i zëvendësuar me 2,000 punë dixhitale, duke hapur rrugën për Commonwealth Bank, ANZ dhe Westpac, tha për “Australian Financial Review” analisti i CLSA Brian Johnson.

 

Reduktimi i NAB është i barabartë me 12 përqind të gjithë fuqisë punëtore. Të katër bankat e mëdha kanë një staf total prej 159,028 njerëz. Një reduktim prej 12 përqind në të gjithë bordet do të ishte i barabartë me vetëm 20,000 vende pune, sipas AFR.

Gjatë dy viteve të fundit, ANZ ka shkurtuar 10 përqind të punonjësve të saj  ose 5,456 njerëz. Ndërsa Westpac uli vetëm një përqind të vendeve të punës në vitin 2017 për të lënë një total prej 35,096 punonjësish, Banka Commonëealth shtoi 100 punonjës në listën e saj të pagave.

Në shtator, shefi ekzekutiv i NAB, Andreë Thorburn, i cili do të fitojë 6.7 milionë dollarë këtë vit, njoftoi se teknologjia e ka detyruar bankën të "rivlerësojë" fuqinë e saj punëtore. "Tani që transaksionet lëvizin drejt kanaleve digjitale do të kemi nevojë për më pak njerëz", tha Thorburn, i cili jeton në një rezidencë prej 3.235 milion dollarë në South Yarra.

Banka do të investojë 1,5 miliardë dollarë në rritjen e automatizimit për të thjeshtuar biznesin e saj, gjë që do të krijonte 2,000 vende të reja pune dixhitale.


Më të lexuarat