Secondary Adv

Droni i pasagjereve do te beje fluturimin e tij te pare javen e ardhshme

Share on Google+

Kompania me bazë në Ohajo, Workhorse, ka njoftuar se droni i saj inovativ SureFly, do të bëjë udhëtimin e tij të parë më 8 janar në Las Vegas, përpara CES-it (Consumer Electronics Show).

 

Automjeti futuristik me fibra karboni SureFly u prezantua në fillim të këtij viti në Paris Air Show.  Ai mund të mbajë deri në 181 kilogramë, drejtuar nga tetë helika të veçanta, dhe mundësohet nga një sistem hibrid që kombinon motorin me djegie të gazit dhe paketën e baterisë.

Në ajër, ai është në gjendje të kalojë një maksimum prej 70 miljesh, me një shpejtësi maksimale prej 70 miljesh në orë. Droni mund të lihet në një garazh të zakonshëm makinash. Motorët e vendosur në dronin SureFly janë vendosur gjithashtu në BMw i3 dhe super skuter C600. Paketa e baterisë së litiumit drejton motorët elektrikë në rast se motori me gaz dështon ndonjëherë.

 

Dektas, zëdhënës shtypi i Workhorse, tha se droni nuk ishte krijuar për një klient të veçantë, por koha do e tregojë se kush janë konsumatorët për këtë. Kjo mund të përfshijë bujqësinë, ushtrinë, udhëtarët e quzteteve, transportin e mallrave etj. Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 200, 000 dollarë dhe pritet të dalë në shitje nga fundi i vitit 2019.


Më të lexuarat