Secondary Adv

Debora mbulon shkretetiren e Saharase

Share on Google+

Në një qytet në shkretëtirën e Saharas ka rënë borë deri në 41 cm, pas një stuhie dimërore që goditi zonën të dielën.

 

Kjo është hera e tretë në 37 vjet që qyteti Ain Sefra në Algjeri ka parë të mbuluara me dëborë dunat e rërës të shkretëtirës. Dëbora filloi të binte në orët e para të mëngjesit të së dielës. Fotografi Karim Bouchetata tha: "Ne u habitëm vërtet kur u zgjuam për të parë përsëri borën. Ajo qëndroi gjithë ditën e dielë dhe filloi të shkrihej rreth orës 17:00.

Në vitin 2016, në qytetin e njohur si "Porta e Shkretëtirës" ra më shumë borë pak pas Krishtlindjes dhe shkaktoi kaos, me pasagjerë të bllokuar në autobusë pasi rrugët u bënë të rrëshqitshme dhe të akullta.

Në Ain Sefra për herë të fundit ra dëborë më 18 shkurt 1979, kur stuhia e dëborës zgjati vetëm gjysmë ore. Ain Sefra ndodhet rreth 999 metër mbi nivelin e detit, i rrethuar nga malet Atlas. Megjithë lartësinë e saj, është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh borë në qytet, ku temperaturat në janar janë midis 6 dhe 12 gradë celsius.


Më të lexuarat