Secondary Adv

Kjo shtepi e printuar 3D mund te ndertohet nga nje robot ne vetem 8 ore

Share on Google+

Shtëpitë PassivDom mund të jenë shtëpitë e së ardhmes. Duke përdorur një robot, ekipi ka krijuar një shtëpi luksoze dhe të qëndrueshme që mund të ndërtohet në tetë orë.

 

Ndërtimi i një shtëpie nuk është një detyrë e lehtë. Përveç kostove, ajo kërkon kohë dhe një numër të madh burimesh për tu përfunduar. Inovatorët dhe sipërmarrësit po kërkojnë mënyra për të rishikuar shtëpinë moderne me qëllim krijimin e diçkaje të qëndrueshme dhe të projektuar në mënyrë elegante në gjysmën e kohës, ndoshta më pak.

PassivDom po kërkon të ndryshojë mënyrën se si ne ndërtojmë shtëpitë. Me fuqinë e robotit të printimit 3D, ata mund të krijojnë një model 38.09 metër katror që përmban mure, çati dhe një dysheme brenda tetë orësh. Pasi të ndërtohet shtëpia, nevojitet fuqi punëtore për të përfunduar instalimin e saj.

Këto shtëpi jo vetëm që janë të lehta për t'u ndërtuar, të lira dhe elegante, por ato ofrojnë edhe një mënyrë jetese të qëndrueshme.  Çmimi i tyre varion nga 64, 000 dollarë në 147,000 dollarë.


Më të lexuarat