Secondary Adv

Samsung ka tri ide futuristike per nje celular me ekran nga te dyja anet

Share on Google+

Një patentë e re tregon tri ide që Samsung ka për ekranin e një smartphone. Këto dizenjime tregojnë smartphonë të ardhshëm me ekranet në të dy anët, para dhe në pjesën e prapme të telefonit. Përdoruesit do të mund të shihnin përmbajtjen nga të dyja anët e telefonit.

Patenta u regjistrua në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) më 4 janar, por u dërgua fillimisht më 12 prill 2017. Ajo përfshin tri modele pajisjesh me funksionalitete të ndryshme. Ja disa nga modelet që Samsung mund të ketë në dyqan për smartphonet e ardhshëm:

Patenta e Samsung e publikuar më 4 janar tregon se si përmbajtja mund të kalojë në mes ekraneve të pasme dhe para, në varësi se si përdoruesi po mban pajisjen. LetsGoDigital vuri në dukje se Microsoft ka patentuar një dizajn të ngjashëm në 2014, por nuk ka ende të dhëna për lirimin e një pajisjeje të tillë në treg.

Sigurisht, Samsung nuk ka konfirmuar se do të bëjë ndonjë nga këto dizajne ende. Ata tregojnë se si kompania po mendon për smartfonin e së ardhmes. Samsung gjithashtu ka patenta të shumta për dizenjot dhe funksionet e smartfonëve që ende nuk janë lëshuar në treg.Samsung ka kohë që pritet të lëshojë një pajisje që mund të hapet dhe mbyllet si një libër, megjithatë, shumica i informacionit të asaj pajisjeje mbetet një mister.


Më të lexuarat