Secondary Adv

Australia e Jugut do te ndertoje termocentralin diellor me te madh ne bote

Pas suksesit të baterisë më të madhe në botë, Australia e Jugut synon të ndërtojë termocentralin diellor më të madh në botë.

 

Ai është quajtur Aurora, ka kapacitet 150 megavat dhe do të vendoset 30 kilometra në veri të Port Augusta. Ndërtimi i tij do të bëhet nga kompania me bazë në Kaliforni, SolarReserve me një kosto prej 650 milion dollarë.

Ndërtimi i objektit do të fillojë këtë vit. Ministri i energjisë së Australisë, Chris Picton e quajti projektin një zhvillim të mirëpritur për vendin. "Është fantastike që SolarReserve ka marrë miratimin për të ecur përpara me këtë projekt që do të ofrojë energji të ripërtëritshme, të pastër dhe të disponueshme për të furnizuar hekurudhën tonë të elektrizuar, spitalet dhe shkollat", tha z. Picton.

 

Kur të funksionojë plotësisht, impianti do të sigurojë energji elektrike për 90,000 shtëpi dhe gjeneron 500 gigavat energji çdo vit.

Stacioni termal i Australisë Jugore do të ketë një kullë të vetme që qëndron në qendër të një fushe të gjerë me pasqyra diellore, të njohura edhe si heliostate. Këto pasqyra pasqyrojnë rrezet e diellit mbi kullë, e cila përman bateri me kripë të shkrirë për të ruajtur energjinë. Kjo fuqi pastaj mund të çlirohet si avull, i cili fuqizon një turbinë që gjeneron energji elektrike. Kur të përfundojë, termocentrali do të ulë emetimin e dioksidit të karbonit në vit.


Me te lexuarat ne Inovacion