Secondary Adv

Kompania e njohur e hidrosanitareve Kohler sjell ne treg tualetin inteligjent

Share on Google+

Pajisjet inteligjente po transformojnë shumë shpejt shtëpitë tona. Së fundmi një kompani shpreson të bëjë të njëjtën gjë për tualetin tonë, me një set ‘të zgjuar’që kushton më shumë se 4.000 paund (5.600 dollarë).

 

Tualeti i teknologjisë së lartë mund të ngrohë ndenjësen, të ndryshojë ndriçimin, të luajë muyikë, të lajë dhe të mbyllë kapakun e tij pa e prekur. Të gjitha këto karakteristika mund të kontrollohen përmes komandës së zërit, kontrollit të lëvizjes ose aplikacionit Konnect të Kohler-it.

WC futuristike  është krijim i firmës historike Kohler, e themeluar në 1873 në fshatin Kohler, Wisconsin. Tualeti i tyre më i avancuar, modeli më i fundit i Numi u prezantua në konferencën e teknologjisë Shoë Consumer Electronics (CES), që u mbajt këtë javë në Las Vegas.

Sipas USA Today, "tualeti inteligjent" pritet të dalë në shitje në fund të vitit por nuk do të jetë aspak i lirë. Ai do të ketë një çmim që varion nga 5,625 dollarë  (£ 4,160) në 7,825 dollarë (£ 5,780).


Me te lexuarat ne Inovacion