Secondary Adv

Aria, dizajni unik italian i kuzhines

Share on Google+

Kur linjat klasike plotësojnë dinamizmin e projektit, rezultati është Aria, koncepti i ri i dizajnit të kuzhinës nga Martini Mobili, një kompani italiane që ka mobiluar shtëpitë dhe apartamentet më elegante në botë që nga viti 1965.

 

Dizajni përbëhet prej drurit, në versionet e tij më të rafinuara, i ndriçuar nga elementë metalikë bashkëkohorë. Aria është kuzhina e përsosur për ata që kërkojnë funksionalitet maksimal, por kërkojnë edhe përsosmëri estetike deri në detajet më të vogla.

Krijuar nga Arbet Design, Aria sugjeron një qasje origjinale dhe një pamje të re në të gjithë ambientin e kuzhinës. Kabineti është prodhuar plotësisht nga druri i lisit. Ai ka detaje të lyera me ngjyrë të kuqe si edhe dekorime të punuara me dorë.

Në qendër ndodhet një ishull kuzhine edhe ai i bërë prej drurit të lisit, me pjesën e sipërme prej çeliku  dhe pjesën e gatimit që përmban elemente bronzi. Tryeza e ngrënies është prej dushku, me këmbë të lyera me llak ngjyrë të kuqe dhe një bayë mermeri Nero Marquinia.

 

Aria është një eksperiment i veçantë i dizajnit të kuzhinës duke kombinuar teknologjinë më të përparuar me një atmosferë mbresëlënëse dhe elegante. Stili i Martini Mobili është i paimitueshëm. Ai e kthen shtëpinë në vendin e përsosur ku mund ta gjejmë veten, duke e bërë çdo ditë të çmuar.

 


Më të lexuarat