Secondary Adv

Shtepite e vogla te krijuara nga tuba betoni

Share on Google+

Një firmë arkitekture në Hong Kong ka dalë me një ide të re për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së strehimit të qytetit.

 

James Law Cybertecture ka zhvilluar një prototip, i quajtur “Opod Tube House”, i cili përmban tuba uji prej betoni, me gjatësi 2.5 metër, të konvertuar në shtëpi të vogla.

Tubat janë të dizajnuar për të akomoduar një ose dy persona dhe kanë një sipërfaqe rreth 92.9 metër katror. Në brendësi janë të pajisur me pajisje standarde, duke përfshirë një dhomë ndenjeje, një divan që konvertohet në një shtrat, një mini frigorifer, një banjë, një dush dhe hapësirë për ruajtjen e rrobave dhe sendeve personale. Këta tuba peshojnë 22 ton secili dhe kërkojnë pak punë përsa i përket instalimit. Ata mund të instalohen në çdo hapësirë të vogël të papërdorur që zakonisht gjendet në qytete.

 

Law shpjegoi në një intervistë me Curbed, se koncepti është i realizueshëm për çdo mjedis urban.  Ai tha: "Ndonjëherë në mes të ndërtesave mbetet hapësirë, e cila është mjaft e ngushtë kështu që nuk është e lehtë të ndërtosh një ndërtesë të re. Ne mund të vendosim disa OPods atje dhe të shfrytëzojmë atë tokë. "


Më të lexuarat