Secondary Adv

Italian Business Mission to Albania - Tirane 19 Shkurt 2018

Share on Google+

ICE- Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me :

 

Confindustria (Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere (Bashkimi Italian i Dhomave të tregtisë, industrisë, zejtarëve dhe bujqësisë), organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një mision sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.

Misioni promovohet nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto. Sektorët fokus të nismës janë: Infrastruktura; Energjia e rinovueshme dhe green tech technologies; Mekanizimi i bujqësisë, përpunimi i ushqimit dhe packaging, Inovacioni.

 

Nisma do të zhvillohet në 19 shkurt 2018 pranë Hotel Tirana International mbi bazën e një programi si më poshtë:
•    Business Forum
•    Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
•    3 workshop-e sektoriale
•    Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.
Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it http://www.albaniaitaly2018.ice.it .

 

Skadenca për paraqitjen e shprehjeve të interesit nga ana e bizneseve të interesuara, nëpërmjet plotësimit të formularit në google form http://www.albaniaitaly2018.ice.it/iscrizione-all-evento, është data 9 shkurt 2018.

 

Kontakt:

Adresa: Pallati i Kulturës, (K.II), Sheshi Skenderbej,Tirana
Tel:+35542251051/036/034
Web: www.ice.gov.it
http://www.ice.gov.it/paesi/europa/albania/ufficio.htm?sede
http://www.italtrade.com/countries/europe/albania/index.htm


Më të lexuarat