Secondary Adv

Disa ide per dekorimin e dhomes se femijeve

Share on Google+

Dekorimi i dhomës së fëmijëve nuk është i lehtë. Fëmijët kalojnë shumë kohë në dhomën e tyre të gjumit. Aty ata flenë, punojnë dhe luajnë. Për këtë arsye kjo hapësirë duhet te reflektojë personalitetin e tyre dhe të jetë në gjendje të transformohet me kalimin e viteve kur ata të rriten.

 

Në fakt, duhet gjetur një stil i përshtatshëm me motivet që i pëlqejnë djalit apo vajzës suaj, natyrisht duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe frymën praktike. Mundohuni të krijoni një ambient që ofron siguri dhe qetësi, por në të njëjtën kohë të jetë argëtues dhe praktik. Dritat, ngjyrat dhe mobiljet duhet të harmonizohen në mënyrë të tillë që të stimulojnë rritjen dhe kreativitetin e tyre.

Me kalimin e kohës  fëmijët rriten kështu që  dhoma duhet të bëhet një hapësirë multifunksionale, jo vetëm një ambjent ku ai fle por dhe ku mund të luajë, të bëjë detyrat apo të ftojë miq.

 

Për të ndihmuar fëmijët tuaj të jenë të organizuar dhe të rregullt, mbajini gjërat në lartësinë e tyre. Për shembull: vendosini dorezat  dhe objektet e dollapit në lartësinë e tyre etj. Sigurohuni që të përfshini lloje të shumta të ndriçimit në dhomën e fëmijëve. Ndriçimi i përgjithshëm është një domosdoshmëri, por kështu është edhe një dritë leximi. 


Më të lexuarat në Arredim & How-To