Secondary Adv

Izraeli lancon dy monedha dixhitale

Share on Google+

“Israel Diamond Exchange” (IDE), një nga qendrat më të mëdha të diamanteve në botë, ka lançuar dy valuta dixhitale në përpjekjet për ta bërë tregtinë më efikase dhe transparente.

 

Një raport i kohëve të fundit i Ministrisë së Drejtësisë të Izraelit thotë se transaksionet aktuale në Bursë shpesh "kryhen në mënyrë anonimedhe dokumentacion minimal".

Kompania po planifikon të lançojë dy monedha. E para, që do të quhet Cut, do të jetë në dispozicion vetëm për tregtarët. Pas verifikimit nga shkëmbimi, tregtarët nga e gjithë bota do të marrin portofolet digjitalë. Çdo transaksion është projektuar për t'u verifikuar brenda disa minutave dhe të jetë në dispozicion për publikun në “blockchain”. Identiteti i pronësisë do të mbahet privat.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Ekonomisë, e cila mbikëqyr tregtinë e diamantit, thotë se nuk ka pasur ende diskutim të hollësishëm mbi mënyrën e rregullimit të monedhave. Monedhat duhet të përdoren për disa javë, tha Avishai Shoushan, CEO i CARATS.IO , i cili krijoi monedhat për shkëmbimin.

Monedha e dytë, Carat, do të lëshohet më vonë dhe synon investitorët e shitjes me pakicë dhe investitorë institucionalë. Këta investitorë duan të vënë para në tregun e diamantëve pa marrë zotërimin e diamanteve fizikë. Për t’i  bërë monedhat shumë më pak të paqëndrueshme krahasuar me çdo kriptokalencë tjetër, një e katërta e vlerës së tregut të të dy monedhave do të mbështetet nga diamantet e mbajtura nga një palë e tretë.

Vëllimi i tregtisë, përfshirë këtu edhe atë vendor dhe ndërkombëtar, arriti në 23 miliardë dollarë në vitin 2017 në Exchange Izrael Diamond. Eksportet e Izraelit në diamant ranë me 12 përqind në 2017 në 15.5 miliardë dollarë.


Më të lexuarat