Secondary Adv

Dubai teston podet e pare autonome ne bote

Share on Google+

Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit, në bashkëpunim me “Next Future Transportation”, filloi testimet e para të podsave të parë autonomë në botë.

 

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të RTA-s nën iniciativat e “Dubai Future Accelerators.”Podet autonomë janë të dizajnuar për të udhëtuar në distanca të shkurtra dhe të mesme në korsi të dedikuar. Ata janë të pajisur me kamera dhe teknologji elektromekanike për të kryer proceset e bashkimit dhe shkëputjes, dhe ky funksion mund të aktivizohet në lëvizje.

 

Secili pod ka një gjatësi 2.87m, 2.24m gjerësi dhe 2.82m lartësi. Ai peshon rreth 1.500 kg dhe ka kapacitet për të akomoduar 10 pasagjerë (gjashtë ulur, katër më këmbë). Pod-i autonom është i pajisur me një bateri që mbështet tre orë punë  dhe mund të karikohet  për gjashtë orë. Shpejtësia mesatare e tij është 20 km/h.


Më të lexuarat