Secondary Adv

Hollanda planifikon ndertimin e nje ferme lundruese me panele diellore

Share on Google+

Një fermë lundruese me panele diellorë, rreth 2,500 metra katrorë mund të sigurojnë energji të pastër për Holandën.

 

Gjashtë institucione dhe kompani holandeze po zhvillojnë impiantin diellor në det të hapur, Projekti Solar-at-Sea, i hartuar nga “Oceans of Energy.” Sipas raportimeve të Reuters, qeveria do të financojë 1.48 miliard dollarë për projektin.  Universiteti i Utrehtit do të kryejë hulumtime, pasi modulet diellore pritet të ofrojnë një rendiment energjie 15 për qind më të madh se sa po të ishin në tokë.

A mund të sigurojë një fermë diellore në det të hapur mjaftueshëm energji të rinovueshme për Holandën? Një projekt pilot prej rreth 30 metra katror i paneleve diellore mund të jetë gati këtë verë, rreth nëntë milje larg nga Haga në fermën e Detit të Veriut, një zonë testimi, për të shqyrtuar pajisjet, prodhimin e energjisë, kushtet e motit dhe ndikimin në mjedis.

 

Në një projekt diellore në det të hapur ka sfida të rëndësishme. Eksperti i energjisë diellore në Universitetin e Utrehtit, Wilfried van Sark, tha për shtypin e universitetit se nganjëherë panelet diellore do të jenë nënujore. “Kur valët arrijnë lartësinë prej 10 metrash, kjo është e pashmangshme. Panelet do të tunden pak. Ndikimi i këtyre lëvizjeve dinamike në këndin e animit ende nuk është studiuar.” Fermat diellore lundruese mund të gjenden në liqene në mbarë botën, por ato në det janë shumë më të rralla.

 

 

 


Më të lexuarat