Secondary Adv

Hyperloop do te ndertohet edhe ne Indi

Share on Google+

Sipërmarrësi britanik, miliarder Richard Branson njoftoi kohët e fundit se do të ndërtonte një linjë transporti të shpejtësisë së lartë në Indi. 

 

Hyperloop do të lidhë Mumbain dhe Pune, dy qytete që gjenden në shtetin indian të Maharashtra-s. Sipas kompanisë, një udhëtimi do të shkurohej nga 3 orë (me tren) në vetëm 25 minuta.

Presim që sistemi i Hyperloop të krijojë dhjetëra mijëra vende pune, duke ndihmuar të tërheqë biznese dhe investime të reja në rajon”, thotë Branson. “Sistemi 100% elektrik do të lehtësojë bllokimet e mëdha të autostradave dhe mund të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë deri në 86,000 ton gjatë 30 viteve.”

Sipas Branson në një deklaratë për shtyp, konglomerati i Virgin, i cili përfshin teknologji që variojnë nga aeronautika në telefonat celularë dhe muzika, nënshkroi një marrëveshje me organet e qeverisë vendore në Indi për të filluar një studim të gjerë fizibiliteti.

“Unë besoj se  Virgin Hyperloop One mund të ketë ndikim të njëjtë mbi Indinë në shekullin e 21 si trenat në shekullin e 20. Rruga Pune-Mumbai është një korridor ideal i parë si pjesë e një rrjeti kombëtar Hyperloopi që do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis shumicës e qyteteve të mëdha të Indisë për më pak se dy orë.”

Përveç lidhjeve midis këtyre dy qyteteve masive në Indi, Hyperloop do të ndalonte gjithashtu në aeroportin ndërkombëtar Navi Mumbai, i cili është duke u ndërtuar pranë Mumbait. Sipas “Virgin” ai do të bëjë mbi 150 milionë udhëtime pasagjerësh çdo vit.  Branson tha se suksesi mund të "krijojë një megarajon të lulëzuar dhe konkurrues" jo vetëm rreth Mumbait, por edhe në të gjithë vendin.


Më të lexuarat