Secondary Adv

Laptopet 5G do te dalin ne shitje ne vitin 2019

Share on Google+

Dje Intel njoftoi se synon që në fund të vitit 2019 të nxjerrë në shitje laptopët e parë me lidhjet celulare 5G. Prodhuesi i chip-it po bashkëpunon me Dell, HP, Lenovo dhe Microsoft për pajisje të reja.

 

Këto katër kompani do të prodhojnë një gjeneratë të re pajisjesh të cilët kanë në përbërje modemin 5G të Intel, XXM 8000.

Lajmi erdhi në të njëjtën ditë kur Qualcomm zbuloi se do të përdorë teknologjinë e Samsung-ut të prodhimit të çipave 7nm të ndërtuar në platformën Snapdragon.

Të dy Qualcomm dhe Intel janë në kulmin e futjes së laptopëve me eSIM për të nxitur lidhjen e celularëve. Përpara Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë, Qualcomm njoftoi kompanitë e transportit dhe shitjes me pakicë për projektin e saj "Always Connected PCs."


Më të lexuarat