Secondary Adv

Kina zbulon planet per prodhimin e nje avioni supersonik

Share on Google+

Planet për një avion ushtarak supersonik, që mund të fluturojë midis Pekinit dhe Nju Jorkut në vetëm dy orë janë zbuluar së fundmi nga studiuesit kinezë.

 

Avioni do të udhëtojë me shpejtësi hipersonike, që do të thotë se do të fluturojë rreth Tokës me  më shumë se 3,700m/h (6,000km/h). Sipas një eksperti, ushtria e Kinës mund të ngarkojë avionin, i cili përmban dy grupe krahësh, me "çdo gjë nga lule në bomba."

Avioni u dizenjua nga shkencëtarët në Akademinë Kineze të Shkencave në Pekin. "Do të duhen vetëm disa orë për të udhëtuar nga Pekini në Nju Jork me shpejtësi hipersonike. Kjo mund të sigurojë një transport më të përshtatshëm dhe më efikas sesa aeroplanët subsonikë aktualë për udhëtimet në distanca të gjata në të ardhmen", shkruan në letrën e tyre studiuesit, të udhëhequr nga Dr Cui Kai.

Aktualisht një avion normal pasagjerësh merr 14 orë për të fluturuar mes dy qyteteve, një distancë prej rreth 1100 kilometrash.Mjeti i ri përmban dy grupe krahësh që përdorin njëri-tjetrin për të zvogëluar turbulencën dhe tërheqjen.


Më të lexuarat