Secondary Adv

Nokia 8110 del perseri ne treg

Share on Google+

Një kompani që licencon markën e telefonit Nokia ka zbuluar një version të ri të 8110, një telefon celular i lakuar që u prodhua për herë të parë në vitin 1996.

 

Telefoni ka një ekran me ngjyra 2,4 inç (320 x 240 piksele) dhe mund të përdorë aplikacione të kaiOS, duke mos përfshirë aplikacionet e Android, por fatmirësisht një version të ri të lojës klasike të gjarprit. Ai ka një çip 205 kualcomm, 512MB RAM dhe një kamera modeste 2-megapixel.

8110 vjen me 4G, dhe një pjesë të vogël të aplikacioneve duke përfshirë Google Maps, Facebook (FB) dhe Twitter (TWTR). Por ka një sistem operativ të thjeshtë dhe përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacione të tjera të njohura.

"Ky është një kthim në vitet e lavdishme të Nokias", tha Ian Fogg, analist i lartë në IHS Markit. "Por ajo gjithashtu përfshin të gjithë teknologjinë e re." Telefoni, i cili ofrohet në ngjyrë të verdhë dhe të zezë, do të dalë në shitje në muajin maj dhe do të kushtojë 79 euro (97 dollarë). 


Më të lexuarat në Inovacion