Secondary Adv

Vodafone dhe Nokia do te instalojne ne Hene nje rrjet 4G vitin e ardhshem

Share on Google+

Hëna së shpejti do të ketë një rrjet të internetit në celular. Vodafone dhe Nokia kanë zbuluar planet për të instaluar një rrjet 4G në hënë, i cili do të përdoret gjatë misionit të parë privat në sipërfaqen hënore.

 

Në vitin 2019, një firmë gjermane e quajtur PTScientists do të nisë një ekspeditë pioniere në Hënë. Eksploruesit robotikëe të Audi Lunar Quattro do të përdorin lidhjen 4G për të komunikuar me një stacion bazë të quajtur  “Moduli i uljes dhe navigimit autonom.”

Hannes Ametsreiter, shefi ekzekutiv i Vodafone Germany, tha: "Ky projekt përfshin një qasje rrënjësisht radikale për zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit celular". Robert Böhme, shefi ekzekutiv i PTScientists, tha se misioni i hënës mund të vendoste bazat për misionet në sistemin diellor dhe në hapësirën e thellë.

 

'Në mënyrë që njerëzimi të largohet nga djepi i Tokës, ne duhet të zhvillojmë infrastruktura përtej planetit tonë. Me misionin në Hënë ne do të krijojmë dhe testojmë elementët e parë të një rrjeti dedikuar komunikimit në Hënë," tha ai.


Më të lexuarat në Inovacion