Secondary Adv

Koncepti i ri i Samsung Galaxy Wing

Share on Google+

Është vetëm çështje kohe para se ekranet fleksibël OLED të bëhen të zakonshëm dhe të përdoren në pajisjet elektronike të konsumit, si smartfonët.

 

Samsung Galaxy Wing është një koncept i mundshëm që tregon se si do të duket ky i fundit. Sipas patentës së paraqitur, smartphone duket se ka ekranin e pafundësisë të Galaxy S8, përveç kësaj ai ka një ekran të sheshtë pa skajet e lakuara, ndërkohë që ka aftësinë të paloset.

Samsung Galaxy Wing ka një ekran 7inch 4K AMOLED me skaner të gjurmëve të gishtave.

Ai do mundësohet nga Snapdragon 855 chipset, 6/8 GB RAM me 128/256/512 GB ROM.  Së fundi, Samsung Galaxy Wing ka një kamera primare vertikale 12 + 12MP me aperturë të ndryshueshme të f1.5/2.4 me regjistrimin e videove  4K në 60fps. Për vetë-portrete, ka një kamera të përparme  8 megapiksel me f1.7 apeture të shoqëruar nga skaneri i retinës për zhbllokimin e sigurt.


Më të lexuarat në Inovacion