Secondary Adv

NASA akuzohet se ka fshehur te dhena per gjurme fosilesh ne siperfaqen e planetit Mars

Share on Google+

NASA ka eksploruar sipërfaqen e Marsit për vite me radhë, por gjithmonë ka patur zbulime të paqarta për ekzistencës së jetës.

 

Sipas versionit zyrtar, për fat të keq nuk ka pasur prova konkrete se jeta ka ekzistuar ndonjëherë në Planetin e Kuq. Barry DiGregorio, një studiues i Universitetit të Buckinghamit, thotë se ai ka zbuluar të dhëna për të kaluarën e Marsit në formën e gjurmëve të fosileve. Ai është duke u përpjekur të vërë në kundërshtim deklaratat e bëra nga NASA. Ai beson se imazhet e NASA-s të lëshuara më parë nga planeti ofrojnë dëshmi të qarta të gjurmëve marsiane. Ai beson se fotografitë që tregojnë imazhe të vogla në shkëmb janë gjurmë të fosilizuara.

 

Ndërkohë, NASA është duke bërë çmos për të mbrojtur versionin e saj duke shpjeguar se "gjurmët" që janë në qendër të këtij debati, në të vërtetë janë shumë të vogla për t`u dalluar qartë nga fotografitë. Agjencia beson se format e çuditshme janë nënprodukt i formacioneve të kristaleve në shkëmb. “Këto forma janë karakteristike e kristaleve të gipsit" shpjegon Sanjeev Gupta i ekipit të NASA-s. Të cilat mund të krijohen nga përqendrimi I kripërave ne ujë.


Më të lexuarat