Secondary Adv

Halio, Xhami inteligjent qe erresohet per 3 minuta nepermjet aplikacionit mobile

Share on Google+

Halio është një sistem i ri xhamit inteligjent që errësohet brenda pak minutave. Ky xham do t'ju lejojë të shijoni pamjen jashtë pa mbuluar dritaret me perde dhe grila.

Sipas krijuesit të tij, Kinestral Technologies, me bazë në Shtetet e Bashkuara, Halio lejon përdoruesit të rregullojnë sasinë e ngjyrave, duke bllokuar deri në 97 përqind të dritës. Ekziston edhe një version që bllokon deri në 99.9 për qind të dritës, duke e bërë më privat ambjentin rreth jush. Prodhuesi i qelqit AGC Asahi Glass formuan një ndërmarrje të përbashkët në dhjetor të vitit të kaluar me Kinestral Technologies për të shitur dhe shpërndarë Halio-n në tregun global.

Përdoruesit mund të aktivizojnë procesin e ngjyrosjes dhe të rregullojnë nivelin e ngjyrës duke përdorur një aplikacion ne celular ose një ndërfaqe të bazuar në web. "Në shtëpi, mund ta lidhni me sisteme të ndryshme të automatizimit, p.sh me Amazon Alexa.  Brenda panelit të qelqit Halio ndodhet një shtresë elektrokromike që përmban jone litiumi që kur ngarkohen me tension të ulët, lëvizin nga njëra anë e shtresës në tjetrën, duke shkaktuar që xhami të duket i qartë ose i errët. Halio konsumon energji (14 vat për metër katror) vetëm gjatë ndryshimit të ngjyrës. Prandaj, gjatë një ndërprerjeje të energjisë, dritaret Halio do të ruajnë pamjen e tyre nëse janë transparente ose të errëta.


Më të lexuarat në Inovacion