Secondary Adv

Elon Musk prezanton transportin e se ardhmes, autobusa elektrike te cilet levizin nentoke

Share on Google+

Kompania Boring planifikon të japë përparësi qarkullimit nentokesor. Animacioni  i ri tregon se si autobusët elektrikë mund të zvogëlonin trafikun duke transportuar nëntokë me shpejtësi 125 mph .

 

Plani ambicioz i Elon Musk për të shkurtuar kohën e shkëmbimit mes qyteteve përmes sisitemit të  tuneleve të mëdha  nën qytetase , sapo ka pësuar një përmirësim të madh. Shefi i kompanisë Boring ka shkruar në ’ tweeter ‘ detajet  lidhur me një plan gati të perfunduar  mbi  sistemin e qarkullimit urban, duke zbuluar një fokus të ri në tranzitin masiv. Ndërsa më parë ai përshkruante një sistem i cili fokusohej tek makina individuale me shpejtësi të lartë në  një "slitë" elektrikë, një animacion i ri që vizualizon projektin tregon ndenjëse  për një numër të madh  pasagjerësh.  Në disa mënyra, vizioni i ri i Muskut është shumë i ngjashëm me planin origjinal. Por, në vend që të fillojë me vetura personale, së pari do të hapet në masë.

Autobusët elektrikë do të zbrisnin në tunele në një bosht ashensor, përpara se të dalin në një pistë ku mund të godasin shpejtësinë deri në 125 kilometra në orë (200 km / h).  Përshtatja e planit të kompanisë Boring:  të gjitha tunelet dhe Hyperloopet  do t'i japin përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve përpara  makinave.
Ende do të punohet për transportin e  makinave private,  por vetëm pasi të plotësohen të gjitha nevojat e personalizuara të tranzitit në masë. Është çështje e mirësjelljes dhe drejtësisë. Nëse dikush nuk mund të përballojë një makinë të tillë, atëherë transporti urban është ai nga i cili duhet filluar së pari për tu dhënë të gjithëve mundësi të barabarta.


Më të lexuarat