Secondary Adv

AV Cruise makina pa timon dhe pedale

General Motors në vitin 2019 do të hedhë në treg AV Cruise. Duke marë parasysh se kompjuterët e automjeteve elektrikë do të jenë në kontroll gjatë gjithë kohës duke eliminuar nevojën për kontroll manual të automjeteve.

Nuk ka rrota ose pedale
Kompjuterët në bord të makinave bëjnë të mundur të gjitha vendimet e vozitjes - duke përfshirë drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin - gjë që heq kontrollet manuale dhe mundësinë e ndërhyrjes njerëzore.  Sistemi dixhital ka qarqe të shumta rezervë që veprojnë në të njëjtën kohë, kështu që elementët kryesorë (energjia elektrike, navigimi dhe zbulimi i aksidentit) nuk do të dështojnë plotësisht, edhe nëse ka një mosfunksionim. 

Ekranët
Pasagjerët nuk kanë nevojë të shikojnë rrugën; në vend të kësaj ata mund të mbajnë sytë e tyre përpara  ekraneve prekës  LCD në  panel  dhe tek mbështetëset e sediljes. Ekranët tregojnë detaje rreth udhëtimit dhe lejojnë drejtuesit  të kërkojnë ndalesa përgjatë rrugës.  Panelet janë ndërveprimi  kryesor  midis njeriut dhe automjetit, kështu që ata gjithashtu merren me detaje si kontrollin e klimës ose të vendosin listën e përsosur të këngëve.

Sensorët
Cruise AV ka 21 sensorë radarësh, 16 kamera dhe pesë njësi  me bazë lazer për të vëzhguar çdo detaj rreth mjedisit të tij. Çdo teknologji ka forcën e vet:  Kamera dhe të dhënat nga lazerat mund të identifikojnë shpejt këmbësorët,  çiklistët dhe linjat e trafikut për të mbajtur makinën brenda rrugës. 

Ndalesa  emergjence
Modeli Cruise AV ka butona emergjence tek  çdo vend i  pasagjerëve. Shtypja e cdo njërës  prej tyre  i tregon makinës se i duhet të ndalojë  sa më shpejt që të mundet.  Një veprim ky i cili do të kryhet pa asnjë  panik, shume ndryshe nga njerëzit .  Drejtuesit  gjithashtu mund të thërrasin një sistem ndihme buzë rrugës që siguron ndihmë në distancë nga një njeri  në rast të një çështjeje teknike.  Ky sistem gjithashtu  aktivizohet  automatikisht nëse ka një përplasje.


Me te lexuarat ne Inovacion