Secondary Adv

Kryen nisjen e pare taksia fluturuese pa pilot

Share on Google+

Një kompani e ngritur nga themeluesi i Google Larry Page, ka zbuluar krijimin e rradhës, një taksi elektrike e cila mund të fluturojë deri në 180 km/h.

 

Kjo taksi ajrore ngrihet dhe ulet në formë vertikale.Në njëfarë mënyre do të jetë i disponueshëm për përdoruesit si një shërbim i ngjashëm me një  linjë ajrore ose një udhetim me makinë, vetëm se jo në tokë por në ajër . Ky mjet funksionon duke përdorur sistemin e vetë fluturimit  kombinuar gjithashtu edhe me mbikqyrjen e njeriut.   Avioni është shfaqur në Zelandën e Re, aty ku edhe udhëheqësit e këtij vendi e mirëpritën projektin për shkak të benefiteve  në të mirë të mjedisit.

 

Firma tha se tani po punon "në mënyrë konstruktive" me autoritetet rregullatore të aviacionit, por duke mos dhënë një datë kur Cora mund të fillonte punën. Sidoqoftë, koncepti i avionëve të pasagjerëve ka provuar deri më tani të jetë i vështirë që  praktikisht të hiqet nga qarkullimi dhe të zëvendësohet. Një test fluturimi i cili do të zhvillohej në panairin e teknologjisë CES në janar, u anullua për shkak të kushteve atmosferike.   Gjithashtu  Dubai ende nuk e ka prezantuar shërbimin e taksive vetë-fluturuese që fillimisht u tha se do të fillonte në korrik 2017. Në shtator kompania  e cila qendron pas  Volocopter, tha se shpresonte se taksitë do të ishin funksionale brenda pesë vjetësh.


Më të lexuarat