Secondary Adv

Cfare lidhje ka inteligjenca me madhesine e trurit?

Share on Google+

Hulumtuesit mendonin se raporti i trurit me trupin ishte matës i  inteligjencës sepse tregonte se si një specie i përçonte energji kafkes së saj por ata ishin krejtësisht gabim.

 

Raporte të tjera parashikojnë më mirë zgjuarsinë, por ende nuk ka matje të përsosur. Kjo renditje, nga raporti i trurit me trupin, tregon vetëm sa pak jemi  të informuar lidhur me njohuri  të tilla. 

 

Milingonat : 1:7

Ka një arsye që milingonat mendojnë si një grup. Me vetëm 250,000 qeliza të trurit për secilen prej tyre, duhet një koloni që të rivalizojë neuronet totale që gjenden në një njeri. Ashtu si të gjithë krijuesit e vegjël, këmbët e tyre janë të mëdha vetëm kur krahasohen me trupat e tyre të vegjël. Truri i tyre mund të jetë aq i vogël  por funksionon mjaft mirë. 

  

Miu hundëgjatë: 1:10

Për të mos menduar se kjo metrikë bie vetëm në botën e insekteve, minjtë hundëgjatë,  një lloj miu i cili ngjitet nëpër pemë,  kanë raportin më të lartë të trurit krahasuar me çdo gjitar edhe pse me një  madhësi  trupore të vogël. Dhjetë përqind e peshës së trupit te tyre përbëhet nga lënda e trurit. 

  

Njerëzit: 1:40 

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të vënë në krye intelektin njerëzor, disa shkencëtarë argumentojnë se duhet të hidhet poshtë teoria e lidhjes së trurit me trupin, e cila është në favor të "koeficientit të encefalizimit" ose EQ, i cili përcakton sasinë e trurit në krahasim me mesataren e kafshëve sipas llojit dhe madhesisë.  

 

Delfinët : 1:78

Raporti i delfinëve të dobet, nje lloj i caktuar delfinesh,  është gati  i pakapshëm. Ata kanë një  EQ më të mirë, duke e shndërruar  në rreth katër ose pesë herë më të madhe se mesatarja e llojit të tyre. Inteligjenca e tyre mund të shkaktohet  pjesërisht nga qelizat e shtyllës së tyre - neuronet e mëdha të së cilës mendohet të mundësojnë sjellje komplekse tek majmunët e mëdhenj dhe disa specie të zgjedhura. 

  

Qentë: 1:125

Një qen i përmasave të një ujku ka një tru shumë më të vogël krahasuar me qentë e tjerë të cilët mund të kenë përmasa të tjera trupore. Por në vetvete krahasimi mes tyre nuk qëndron vetëm nga pëmasat trupore por edhe përshtatja e tyre me mjedisin. Ne i  kemi edukuar në njëfarë mënyre që ata të përshtaten si  kafshë shtëpiake të vogla, kështu që ndërsa dikush mund të lodhet për të mbijetuar vetëm , tjetri trajtohet në mënyrën më të mirë vetëm duke u sjellë mirë.

  

Peshkaqenët: 1.2,500

Shpesh janë paragjykuar si krijesa që kanë  një tru sa madhësia e një arre, por faktikisht këto krijesa të shndërritshme madheshtore kanë një organ më të madh, të decentralizuar, në formë Y dhe 2 metra të gjatë. Njerëzit kanë rreth 62.5 herë më shumë  masë  truri për kile mishi, por përmasat e inteligjencës së peshkaqenit të hirtë duken të fokusuara në aftësi specifike, si  nuhatja  e shenjave të gjakut.


Më të lexuarat