Secondary Adv

Tashme avionet mund te furnizohen me karburant edhe gjate fluturimit

Share on Google+

Një  avion është furnizuar me sukses me karburant  nga një çisternë  KC-46 Pegasus gjatë kohës që ky avion ka qenë në fluturim e sipër.

 

Ky avion çisternë transferoi 146,000 paund karburant nga një aeroplan në tjetrin pas ngritjes nga zona ajrore, pranë Seattle. Shkëmbimi i karburantit ishte pjesë e testimit nga ana e Certifikatës së Llojit Suplementar  të Administratës së Aviacionit Federal, ose STC. Avioni çisterne  i llojit ushtarak goditi një "moment historik të madh të certifikimit" gjatë fluturimit, i cili zgjati  tre orë dhe 48 minuta.  Ky avion  provoi se mund të përballojë  marrjen e karburantit nga tre depozita - KC-46, KC-135 dhe KC-10. Për këto teste, u shkëmbyen gjithsej 540,600 kilogram karburant.

 

Kjo është pjesë e një sërë testesh për ta çertifikuar avionin si një avion çisterne i llojit ushtarak. Avioni 767-2c  i cili është një avion që gjithashtu mban pasagjerë në të, me një sistem ushtarak të instaluar , ka fluturuar tashmë 2,700 orë dhe ka bërë ri furnizime me shumë  avionë  të tjerë me anë të çisternës, si pjesë  të testeve të kryera.

  

KC-46 do të përdoret në ushtrinë Amerikane për të rifurnizuar dhe për të mbajtur gjithashtu rezerva karburanti.Ai gjithashtu do të mbajë pasagjerë dhe ngarkesa. Avioni supozohet të jetë  gati nga muaji tetor por duket se planet për të krijuar një çisternë të re, do të shtyjnë datën e inagurimit. Avioni cisternë në muajin dhjetor ka kryer  testin  e  tij të parë të fluturimit për forcat Amerikane. 

 


Më të lexuarat